Mbetjet, Koka: Në nëntor fillon punë në Elbasan impianti që prodhon energji

Shqipëria

Mbetjet, Koka: Në nëntor fillon punë në Elbasan impianti që prodhon energji

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:35
Lefter Koka

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehet krenar për punën dhe angazhimin e ministrisë që ai drejton në vënien në punë për herë të parë të impiantit termik për mbetjet në Elbasan.

“Në nëntor 2016, për herë të parë në Shqipëri pritet të fillojë punën me kapacitet të plotë impianti i parë termik i trajtimit të mbetjeve urbane dhe industriale që do të prodhojë energji. Nga mbetjet do te përftohet energji me rreth 2.85 mW , nga te cilat 0.5 mW do të jenë për vetë impiantin dhe pjesa tjetër i kalon Bashkisë së Elbasanit për të mbuluar nevojat e qytetareve. Ajo që është më e rëndësishme ndryshe nga landfillet e tjera, për herë të parë Bashkia e Elbasanit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve e ka koston zero”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat