Nisin diskutimet për ligjin e plehrave, Paloka kërkon Ramën në Kuvend

Shqipëria

Nisin diskutimet për ligjin e plehrave, Paloka kërkon Ramën në Kuvend

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:58
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare të së enjtes ku pikë e parë e diskutimeve në rendin e ditës është projektligji për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”, thënë në gjuhën popullore, ligji i plehrave, që lejon importin e mbetjeve nga jashtë për qëllime djegieje.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka në nisje të seancës kërkoi që diskutimet duhet të bëhen në prani të kryeministrit Edi Rama, për shkak të pyetjeve dhe debateve që mund të lindin mbi këtë draft të kundërshtuar nga shoqëria civile.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se në sallë janë ministra dhe deputetët nismëtarë të ndryshimeve që i janë bërë këtij projektligji të kundërshtuar edhe më parë nga shoqëria civile, kur PS-ja ishte në opozitë. Meta tha se nëse ka pyetje për qeverinë, përgjigjet mund t’i japin ministrat dhe nismëtarët,

“Nëse kryeministri do të marrë pjesë kjo është e drejta e tij se përcaktoj dot as unë as ti”, tha Meta duke ju drejtuar Palokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat