E qëlluan me vezë, Rama thërritet dëshmitar në gjyqin e studentëve

Shqipëria

E qëlluan me vezë, Rama thërritet dëshmitar në gjyqin e studentëve

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 17:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të thërritet si dëshmitar në gjyqin e studentëve. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës sot, gjatë shqyrtimit të çështjes në ngarkim të disa studentëve, të cilët një vit më parë qëlluan me vezë kryeministrin te  Fakulteti i Shkencave Sociale. 

Kryeministri ishte në një takim me studentë dhe pedagogë të Shkencave Sociale, kur gjatë momentit kur ai po hyntë në ndërtesë, u qëllua me vezë. Asnjë prej tyre nuk e preku Kryeministrin, por Policia procedoi menjëherë disa studentë të lëvizjes "Për Universitetin". 

Studentët të cilët u kallëzuan penalisht janë Liridon Mena, Pellumb Jaupi, Qazim Billa, Sajmir Kurti, Shemsi Poka dhe Ylli Kurti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat