Pas vizitës në Moskë, kryebashkiaku Veliaj, takim pune me ambasadorin rus

Shqipëria

Pas vizitës në Moskë, kryebashkiaku Veliaj, takim pune me ambasadorin rus

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:30
Erion Veliaj me ambasadorin Rus

Ambasadori Karpushin zhvilloi sot një takim pune me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Fokusi i bisedës ishte avancimi i bashkëpunimit midis Moskës dhe Tiranës pas vizitës së suksesshme të z. Veliaj në Rusi, ku para pak muajsh mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar Urban të Moskës që u mbajt në datat 30 qershor – 3 korrik 2016 (www.facebook.com/RusEmbassyAlbania/posts/1057082171052229).

Kryebashkiaku shprehu përshtypjet e tij tejet pozitive për Moskën, jetën e saj kulturore, si dhe për kontaktet e vendosura me kolegët rusë dhe iniciativat e rëndësishme që po realizohen nga Bashkia e këtij qyteti prej 13 milionë banorësh.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi perspektivat e zbatimit nga dy bashkitë të projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, si transporti, menaxhimi i qarkullimit rrugor, aktivitete kulturore etj.

U ra dakord për të punuar bashkë edhe më tej për të organizuar shkëmbimet e delegacioneve të dy kryeqyteteve me qëllim intensifikimin e lidhjeve në sfera me interes reciprok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat