PD-ja deklaron votën kundër ligjit për importin e mbetjeve

Shqipëria

PD-ja deklaron votën kundër ligjit për importin e mbetjeve

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:32
Foto nga Kuvendi

Partia Demokratike ka deklaruar se do të votojë kundër projektligjit të qeverisë për importin e mbetjeve në Shqipëri.

Deklarata u bë nga kreu i Grupit Parlamentar të selisë blu, Edi Paloka, gjatë një fjalimi të mbajtur në Kuvend. Ndërkohë që pritej një votë abstenuese ligjvënësit demokratë kanë vendosur ti thonë “jo” një projektligji që e kishin miratuar vetë 3 vjet më parë.

"Do votojmë kundër këtij pr/ligji se sot më shumë se kurrë jemi të bindur se është një pr/ligj i ardhur nga mafia. Plehrat importohen ose nga vendet shumë të zhvilluara ose nga vendet si Shqipëria për interesa të mafies, ka thënë ky zotëria. Askush në këtë vend nuk beson se kjo qeveri jep garanci maksimale. Edhe LSI me amendamentin e vet thekson mosbesimin tek kjo qeveri”, tha Edi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat