Mbetjet, Shalsi “shfajësohet” para votimit: Ligji nuk është i imi

Shqipëria

Mbetjet, Shalsi “shfajësohet” para votimit: Ligji nuk është i imi

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:39
Eduard Shalsi

Nismëtari i ligjit për mbetjet, Eduard Shalsi, pak minuta para se Kuvendi ta kalojë ligjin për votim, ka deklaruar se ky nuk është ligji i tij. Deputeti socialist tha se megjithëse ka bërë propozimin e ligjit, në draft janë bërë ndryshime.

Shalsi tha se në ligj janë bërë 8 amendamente, që parashikojnë ndryshime të rëndësishme në ligj.

“Kemi kaluar orë të tëra duke diskutuar, duke debatuar, jo si ata analistët që kanë dalë në studio televizive që fatkeqësisht nuk ftojnë njerëzit e arsyeshëm, por ata që e përdorin për kapital politik për të mbjellë tmerr. Iniciatori isha unë, por ka edhe 8 amendamente e ndryshime nga kolegët”, tha Shalsi. Ky i fundit tha gjithashtu se përgjatë procesit të hartimit të projektligjit janë bërë konsultime me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve. /E.SH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat