Blushi sot kundër Ramës 12 vjet më parë në krah të Bechettit (Dokument)

Shqipëria

Blushi sot kundër Ramës 12 vjet më parë në krah të Bechettit (Dokument)

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 20:59
Ben Blushi

Ben Blushi u shfaq i ashpër sot në Parlament, me një fjalim të zjarrtë kundër ligjit që lejon një pjesë të lëndëve të riciklueshme për tu përpunuar nga industria vendase në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Blushi akuzoi qeverinë se po votonte ligjin e Berishës dhe se ne fakt Rilindja nuk ka asnjë ndryshim nga Berisha.

Po Ben Blushi, a ndryshon nga Berisha? Po t’i referohemi të kaluarës përgjigja është JO. Në vitin 2004, kur qeveria Nano vendosi të lejonte ndërtimin e një inceneratori në Shqipëri që do të digjte plehra të importuara nga Italia, një nga firmëtarët e kësaj marrëveshje ishte vetë Ben Blushi.

Në atë kohë nuk bëhej fjalë për përpunim të lëndeve të riciklueshme, siç ndodh rëndom në çdo vend të Bashkimit Europian, por për të importuar plehra që do të digjeshin në Shqipëri.

Nuk do shumë mend për të bërë diferencën mes vendimit të sotëm që Blushi kundërshton plot pasion dhe vendimit të 12 viteve më parë kur Blushi firmoste për të djegur plehra të importuara nga jashtë në Shqipëri.

Nëse sot industria përpunuese vendase do të riciklojë lëndë të caktuara që lejohet të përpunohen në BE, 12 vjet më parë Blushi kërkonte me ngulm që në Shqipëri të ndërtoheshin furra ku do të digjeshin plehrat e Italisë.

Sot Blushi shfaqet kundër Ramës. 12 vjet më parë Blushi ishte në krah të Bechettit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat