Miratohet me votat e mazhorancës ligji për importin e mbetjeve

Shqipëria

Miratohet me votat e mazhorancës ligji për importin e mbetjeve

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 21:42
Kuvendi i Shqipërisë

Pas më shumë se 8 orësh diskutimesh ligji për importin e mbetjeve u votua në parlament.

Ky ligj mori 63 vota pro dhe 27 kundër, ndërsa 4 vota ishin abstenim.

Në këtë mënyrë miratohet ligji i ri për importin e mbetjeve.

Ligji për mbetjet, zuri orët e tëra diskutimi dhe debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe pse kur ishte në qeveri miratoi një ligj pothuajse të njëjte, Partia Demokratike e ka kundërshtuar nismen duke e cilësuar se ajo vjen si lob i mafjes se lidhur me pushtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat