“Mbetjet”, Basha: Jemi në gjurmët e individëve të huaj me të kaluar kriminale

Shqipëria

“Mbetjet”, Basha: Jemi në gjurmët e individëve të huaj me të kaluar kriminale

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 22:30
Lulzim Basha

Ndërkohë që Kuvendi kaloi me votat e mazhorancës ligjin për mbetjet, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar  në opinion se opozita është në gjurmë të individëve të huaj përfaqësues të interesave të errta.

Basha: Përveç deduksionit logjik se pse pas 3 vitesh ndryshon 180 gradë qëndrimin për plehrat dhe paralelizmit me shembujt e tjerë ku ka ndryshim qëndrim për të përqafuar oligarkët dhe kontratat e tyre të majme padyshim që opozita është në gjurmë të fakteve që cojnë drejt pranisë së individëve të huaj, përfaqësues të interesave të errëta mafioze që kanë një të kaluar kriminale. Ne besojmë se një pjesë e tyre janë prapa aferës së Sharrës, prandaj e përdora Sharrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat