Lajm tronditës për familjen Santo, ndahet nga jeta bashkëshortja e bankierit të vrarë

Shqipëria

Lajm tronditës për familjen Santo, ndahet nga jeta bashkëshortja e bankierit të vrarë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 22:54
Artan Santo, bankeri i vrarë kohë më parë

Kanë kaluar dy vite që nga vrasja e bankierit Artan Santo, ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur këtë familje.

Burime pranë familjes Santo kanë bërë të ditur se një ditë më parë është ndarë nga jeta edhe bashkëshortja e bankierit. Gruaja e Artan Santos mësohet se është ndarë nga jeta në Itali, ku kishte disa kohë që kishte shkuar atje për tu kuruar.

 “Që pas vrasjes së bashkëshortit në mes të metropolit shqiptar, gjendja e saj  shëndetësore ishte përkeqësuar shumë ”, thanë për SYRI.net burime nga familja Santo.

Mësohet se një ditë më parë, ajo ka ndërruar jetë. Ndërkaq, policia nuk ka ende një pistë apo emër autori, për vrasjen e bankierit më popullor në rrethet e biznesit shqiptar, ngjarje e ndodhur në mes të Tiranës, që tronditi gjithë opinionin publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat