Artan Gaçi: Investitorët e huaj po terrorizohen

Shqipëria

Artan Gaçi: Investitorët e huaj po terrorizohen

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 22:57
Artan Gaçi

Deputeti socialist Artan Gaçi nga foltorja e Kuvendit e cilësoi një akt të rëndë largimin e investitorit nga Shqipëria, në një kohë që Policia e shtetit merret me shpëtimin e një koteleje, duke ironizuar kështu Tahirin.

Gashi theksoi se nuk ka se çfarë na duhet as ushtria e policia, SHISH-, SHIU, helikopterë, tanke etj.. nëse na i përzënë me dru investitorët ditën me diell.

 Fjala e plote e Gacit

Duhet te heqim dore nga smira kolektive. Ne mal te zi, partite shqiptare bashkohen ne nje parti te vetme. Lajm I madh. Ne Kosove vazhdon debati per demarkacioni. Maqedoni, maqedonesit nuk pranojne gjuhen shqipe si gjuhe te dyte. Greqi, ambasadorja e Greqise ne Tirane flet si e “ema e Zeqos ne maje te thanes’’ per camet e per kufirin detar. Tema te medha, por Shqiperia meme nuk ju ndihmon dot bashkekombas se kemi ngjarjet tona. Shqiperi, zbulohet nje aeroport droge, shpetohet nje kotele, iken nje biznesmen me barrele, dhe vjen ne parlament amendimi per ligjin e mbetjeve.

 Keto vetem kete jave. Investitori qe la Shqiperine me barrele ishte nje pamje e dhimbshme, ndersa ngjarja qe e detyroi te largohej per mua eshte terrorizm I paster. Terrorism ndaj cdo sipermarresi vendas, apo me keq akoma te huaj. Terrorism ndaj te ardhmes jo vetem te turizmit por edhe te Shqiperise. Prej 25 vjetesh vazhdon te perseritet e njejta histori. Biznesmene qe guxojne, provojne dhe thuajse gjithmone deshtojne. Keshtu ndodhi me Kakomene qe na coi 10 vjet mbrapa ne turizm, keshtu ndodhi edhe kete jave, qe na coi pas edhe 10 vjet te tjera. Duhet te mbaroje kufiri I shqiperise qe te fillojne rezortet e investimet, qofte ne jug ne Greqi, apo veri ne Mal te Zi. Qeveri me te paafta qe kemi pasur ne keto 25 vjet, nuk ka pasur asnje vend ne Europe per te terhequr investitore e per te shfrytezuar potencialin turistik te vendit. Rezultatin e shohin te gjithe. Besoj fort se kemi te gjithe nje rol per te luajtur. Duhet te gjithe te ndryshojme, qe nga qytateri I thjeshte, cdo deputet ketu ne salle, dhe aq me shume ministrat. Nuk ka per tu bere ndonjehere ky vend pervecse me kontributin e sipermarresve te vendit dhe te huaj. Duhet te heqim dore nga smira kolektive. Duhet te pastrojme skorjet e mentalitetit barazitist komunist ndaj investitoreve qe eshte edhe ne kete salle.

Duhet te clirojme administraten nga qellimi primar I futjes ne pjese te cdo investimi qe nis ne Shqiperi. Dhe me renda, dhe kete e kam kryesisht per PD-ne dhe Sali Berishen, duhet ashpersuar denimi dhe te konsiderohet kriminale gjuha qe perdoret per te lincuar bizneset, duke shpifur me qellimin e vetem deshtimin e cdo lloj iniciative private apo partneriteti publik privat ne dobi te qytareve, si menyra per te rritur pakenaqesine ndaj qeverise. Ndaj akteve te tilla duhet reaguar me me shume force. Nuk ka cna duhet ushtria e policia. Shish-I, Shiu, helikoptere tanke etj.. nese na I perzene me dru investitoret diten me diell. Nje koleg ketu me tha nje gje te mencur.. investitoret jane si pellumbat, duhet shume kujdes per ti bere qe te vijne, nje e nga nje, e pak e nga pak.. Ama kur I tremb, qofte edhe me nje gur te vetem, ikin te gjithe bashke.

 Une nuk e di sa invetitore jane trembur, e sa investime jane dekurajuar, por te jeni te sigurt qe kemi humbur me shume se ate resort. Sot po kalojme amendimin per ligjin e plehrave. Eshte nje qasje e rralle se si deputetet, komisioni parlamentar, kuvendi e qeveria vihen ne levizje te ndergjegjshem per koston e pamerituar politike, por te vetedijshem per nevojen per te mbeshtetur, garantuar dhe siguruar vazhdimesine e nje sektori specific si industria e reciklimit. Nje qasje e rralle qe duhet tí sherbeje si shembull e udherrefyes cdo ministrie per menyren se si duhet ti qasen problemeve te cdo sektori per te nxitur investime, punesim, dhe konkurrueshmeri.

 Ne fakt, qeveria duhet te beje te kunderten e asaj qe ndodhi me kete rast. Nuk duhet vetem te mbeshtese investitoret mbas kerceminit te falimentimit pas investimeve qe ata kane bere si ne rastin e kesaj industrie, por ti paraprije sektor me sektor me te njejten logjike, me te njejtin seriozitet, dhe me te njejten qasje sic ndodhi me kete ligj. Per sektorin e turizmit, per marinat detare, per hidrocentralet, per minierat, per domatet, per serat,per industrine e perpunimit e cdo iniciative tjeter qe prodhon e puneson ne kete vend. Ne nje vit ne Shqiperi, shteti investon mesatarisht 500 mil euro, investitoret e huaj 1 miliard euro, dhe investitoret vendas 2 miliard e gjysem. Pra shteti 500 mil dhe privati 3 miliard e gjysem. Pa stimuluar sektorin privat, sado te rritet shteti me 1 %a e 2 %, eshte e pamundur qe ne kete vend te ndihet ndryshimi. Prandaj une besoj me force qe kjo historia e nxitjes dhe mbrojtjes te investimeve vendase apo te huaja, duhet te kthehet ne prioritet kombetar dhe duhet trajtuar me rreptesi jo vetem per te papergjegjshmit apo me keq hajdutet e administrates, por e perseris, duhen konsideruar kriminale te gjitha perpjekjet, edhe ato verbale, per te intimiduar e dekurajuar cdo lloj iniciative ne sektorin privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat