Ligji për masat e sigurisë, Tahiri: E nisim me bizneset me më shumë risk

Shqipëria

Ligji për masat e sigurisë, Tahiri: E nisim me bizneset me më shumë risk

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 12:52
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri me dije se do të nisë puna për projektligjin për masat shtesë të sigurisë, më së pari te bizneset që kanë risk më të lartë e mandej në hapësirat dhe institucionet publike.

Deklarata e Tahirit gjatë përurimit të godinës së re të Forcave Speciale RENEA, vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi ligjin për masat shtesë të sigurisë.

“Falënderoj sinqerisht deputetët e Kuvendit që votuan për këtë projektligj. Do të fillojmë menjëherë zbatimin nga puna. Ka shumë për të bërë në kuadër të masave konkrete të sigurisë që duhet të marrim. Duke filluar me bizneset që kanë më shumë risk dhe duke përfunduar te hapësirat publike, shkollat, kopshtet që duhet të kenë përsëri masa sigurie”, tha ai.

“Ne bëjmë mirë të parandalojmë ngjarjet kriminale sa është e mundur dhe të luftojmë ata që konsumojnë shkeljen e ligjit. Jemi shumë të angazhuar të vazhdojmë me kamerat e sigurisë, sistemin teknologjik të kamerave të rrugës të cilat si në çdo vend të botës do vazhdojnë dhe me shkeljet e qarkullimit rrugor dhe me aspekte të sigurisë”, vijoi Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat