Ligji për 'Mbetjet', Rama: S'ka lidhje me plehrat, kërkesë e BE

Shqipëria

Ligji për 'Mbetjet', Rama: S'ka lidhje me plehrat, kërkesë e BE

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 14:18
Edi Rama

Një ditë pasi Kuvendi i hapi dritën jeshile Ligjit për Mbetjet, ka reaguar kryeministri Edi Rama duke dhënë një sqarim për ata qe e protuestuan këtë ligj. 

Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane u kundërshtua dhe me protesta jashtë Kuvendit, por kreu i qeverisë ka arsyetuar se përse, Shqipëria është gati të sot për hap. Rama thekson se, ky është një hap normal ligjor, në kuadër të normalizimit të situatës ligjore, sipas BE.

Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!
Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit.
Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë.
Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit!

Por nëse Kryeministri publikoi sqarimin, një qytetare i replikën duke i shkruar, pse ky biznes po vhyn pikerisht ne Shqiperi, dhe vendet e tjera nuk e realizojne vete.

Qytetarja: “Nëse importimi dhe përpunimi i plehrave (apo mbetjeve, siç i quajnë intelektuhalet) është një biznes kaq fitimprurës për ekonominë, si shpjegohet bujaria e të huajve që ia dhurojnë Shqipërisë plehrat e tyre të mrekullueshme?”

Edi Rama: E nderuar zonje! Mbetjet e gjelberta nuk t'i dhuron askush! Ato seleksionohen ne çdo vend normal, ku qytetaret nuk hedhin gjithçka ne nje kazan apo rrugeve dhe blihen nga industria e lehte ricikluese! Edhe industria e lehte ricikluese ne Shqiperi, e cila eshte ne hapat e saj te pare, i blen mbetjet e gjelberta qe importon dhe paguan 100 lek takse per çdo kilogram! Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi eshte ende shume e veshtire mbledhja, sepse s'kemi proces ndarjeje ne burim dhe grumbullimi per riciklim! Kete te dyten industria jone e lehte ricikluese ka filluar ta beje, por eshte tmerrsisht e veshtire pikerisht sepse ne s'kemi ndarje ne burim (dmth ne kazanet e plehrave) dhe prandaj e ka te pamundur te mbijetoje, duke rrezikuar falimentimin! Pra, ejani ne vete dhe mos degjoni manipulatoret profesioniste qe luajne me frikerat e njerezve, sepse ndryshe s'do e kishte kete ligj as Kosova e rajoni dhe Bashkimi Europian po e po! Ky ligj ben pikerisht te mundura gjerat qe kam shkruar me lart. Te tjerat jane petulla politike...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat