Kufiri detar, Bushati ironizon ambasadoren greke: I falet, është e re në detyrë

Shqipëria

Kufiri detar, Bushati ironizon ambasadoren greke: I falet, është e re në detyrë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 11:23
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cilësoi një gabim që lidhte me kohën e shkurtër në detyrës, deklaratën e ambasadores greke në vendin tonë lidhur me përcaktimin e kufirit detar me Greqinë.

Ambasadorja greke ishte shprehur se çështja e kufirit detar ishte zgjidhur me marrëveshjen e 2009, gjë që sipas Bushatit i duhet falur ambasadores e cila duke qenë se është e re në detyrë do ti duhet pak kohë sa të njihet me historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve

Zoti Bushati, në marrëdhëniet me një vend të Bashkimit Evropian, me Greqinë, mbetet e hapur çështja e përcaktimit të kufirit detar. Në deklaratat tuaja pas takimeve që keni pasur me homologun grek keni theksuar se do të angazhohen grupe pune për të parë rrugët e zgjidhjes së këtij problemi. Megjithatë në Tiranë ambasadorja e re greke në një intervistë është shprehur se kjo është një çështje e zgjidhur me marrëveshjen e 2009. Si e shpjegoni këtë qëndrim, a ka një rikthim të Athinës në pozicionet e saj fillestare dhe ku është procesi për zgjidhjen e këtij problemi?

Ditmir Bushati: Ka të paktën dy vjet e gjysmë që ne kemi hapur disa kantiere pune me Greqinë duke vendosur mbi tryezë të gjitha çështjet që mbeten të hapura dhe baza, apo origjina e të gjitha këtyre çështjeve buron nga ligji famëkeq i luftës, që është ende në fuqi nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë. Ne i kemi kategorizuar çështjet e hapura në 3 blloqe; 1. çështje të së shkuarës së largët apo të historisë, që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore 2. çështje të aktualitetit me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve si dhe 3. çështje që kërkojnë njëlloj parashikueshmërie, që kanë interes strategjik për Shqipërinë dhe Greqinë. Nuk është në natyrën e një ministri të jashtëm dhe as në natyrën time që të komentoj qëndrime të caktuara të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, por mbase është momenti për t’i bërë thirrje edhe kolegëve në media, që kanë shkruar për këtë temë, që të tregohemi paksa më dashamirës me një ambasadore të re në detyrë, që ndoshta do të kërkojë kohën e vet për t’u familjarizuar me dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat