MMSR intensifikon marrëdhëniet me Italinë, Parma, një tjetër partner

Shqipëria

MMSR intensifikon marrëdhëniet me Italinë, Parma, një tjetër partner

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 13:25
Pamje nga takimi

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka pritur kryetarin e Bashkisë së Parmës, Federico Pizzarotti.

Në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Klosi vë në dukje se bashkëpunimi me Italinë është duke u intensifikuar edhe më shumë, duke nisur nga binjakëzimi i shkollave profesionale.

“Mikprita në zyrën time, kryetarin e Bashkisë së Parmës,  Federico Pizzarotti. Bashkëpunimi i ngushtë me Italinë vijon të intensifikohet. Ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në fushën e binjakëzimit të shkollave tona profesionale, me shkollat më të mira të këtij profili edhe në Bashkinë e Parmës. Tregu i punës nga të dyja anët e Adriatikut ishte një tjetër temë e diskutuar me z. Pizzarotti. Sikundër asistenca në shtrirjen e ndihmës ekonomike dhe ofrimi i modeleve më të mira perëndimore”, shkruan ministri Klosi.

Sipas tij, bashkëpunimi rinor është një fushë që mbetet për t’u eksploruar dhe zgjeruar me Italinë.  “I kënaqur nga ofrimi i plotë i bashkëpunimit edhe nga kryetari i Bashkisë së Parmës”, përfundon ministri Klosi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat