Shqipëria turistike promovohet për herë të parë në Japoni

Shqipëria

Shqipëria turistike promovohet për herë të parë në Japoni

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:59
Ilustrim

Shqipëria për herë të parë është pjesëmarrëse në panairin “Jata Tourism Expo” në Japoni, ku po marrin pjesw 140 vende nga e gjithë bota.

Prezantimi i Shqipërisë në këtë panair është një tjetër mundësi e mirë për të reklamuar në tregun aziatik se çfarë ofron turizmi shqiptarë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në stendën e Shqipërisë në këtë panair po prezanton potencialet turistike të vendit tonë, veçanërisht ato ndaj kërkesave të turistëve të tregut japonez si kultura, historia, sitet arkeologjike, tradita dhe sportet outdoor.

Gjatë muajve të verës është konstatuar një shtim i konsiderueshëm i turistëve japonez, të cilët kanë preferuar të vizitojnë pasuritë shqiptare të trashëgimisë që bëjnë pjesë në listën e UNESCO-s.

Shqipëria në këtë panair të rëndësishëm për industrinë e turizmit, po merr pjesë sëbashku me Malin e Zi dhe Serbinë, me qëllim prezantimin e paketave turistike të përbashkëta rajonale për tregun aziatik.

Në funksion të promovimit të mëtejshëm të vendit tonë si destinacion turistik gjithëvjetor, po punohet në organizmin e një udhëtimi familjarizues në muajt në vazhdim, me gazetarë dhe operatorë turistikë të cilët do të kenë mundësi të njohin nga afër Shqipërinë dhe potencialin turistik që ajo ofron.

Në bashkëpunim me JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar)  materialet promocionale që po shpërndahen për vizitorët e këtij panairi janë përgatitur në gjuhën japoneze si një mundësi e shtuar komunikimi dhe promovimi për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat