Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Kolonjës, shkak ataku kardiak

Shqipëria

Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Kolonjës, shkak ataku kardiak

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 07:42
Arben Malo

Është ndarë nga jeta kryebashkiaku i Kolonjës, Arben Malo në moshën 46 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Policia ka njoftuar se Malo ndërroi jetë në banesën e tij rreth mesnatës, ndërsa është transportuar menjëherë drejt spitalit të Ersekës. Trupi i tij ndodhet në morgun e këtij spitali ku pritet t'i nënshtrohet edhe autopsisë. 

Shkak dyshohet të ketë qenë një atak kardiak, të cilit Arben Malo nuk ka mundur t'i mbijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat