Meta: Arben Malo, një bashkëpunëtor i shkëlqyer

Shqipëria

Meta: Arben Malo, një bashkëpunëtor i shkëlqyer

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 21:20
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste  për Integrim, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo. “Jemi pranë qytetarëve të Kolonjës dhe familjarëve të Arben Malos në këto momente dhimbjeje pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës”, shkruan Meta, në mesazhin e tij.

Kryetari i LSI-së e cilësoi kryebashkiakun Arben Malo, “si një koleg e bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe me vlera të larta njerëzore, i cili punoi gjithmonë për komunitetin e tij me përkushtim e pasion”.

Edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së Arben Malos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat