Meta: Bashkëpunim konstruktiv për të garantuar cilësinë e reformave

Shqipëria

Meta: Bashkëpunim konstruktiv për të garantuar cilësinë e reformave

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:06
Ilir Meta

Duhet një bashkëpunim konstruktiv për të garantuar cilësinë e reformave. Kështu u shpreh sot kryeparlamentari Ilir Meta, në ceremoninë e hapjes së shkollës verore europiane,  e cila u mbajt në Kryesinë e Kuvendit.

Meta theksoi se integrimi europian i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm.

“Dua t’ju përgëzoj për këtë iniciative që i shërben cilësisë së integrimit të Shqipërisë. Kuvendi është në mbështetje të projekteve të tilla. Ne duhet të forcojmë mekanizmat për kuadrin ligjor për politikat e çështjes së integrimit. Kuvendi është i angazhuar për të bashkëpunuar me grupet e interesit. Në kuadër të kësaj reforme, kryefjala jonë duhet të mbetet bashkëpunimi konstruktiv dhe dialogu për të garantuar cilësinë e duhur të reformave”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat