Resorti në Gjirin e Lalëzit, Manjani: Gjykata e Durrësit ka gabuar rëndë

Shqipëria

Resorti në Gjirin e Lalëzit, Manjani: Gjykata e Durrësit ka gabuar rëndë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 14:54
Ylli Manjani

Gjykata e Durrësit ka gabuar rëndë në rastin e vendimit të dhënë lidhur me pronësinë e tokës në Gjirin e Lalëzit, e cila u bë shkak për dhunimin e biznesmenit libanez dhe largimin e tij nga Shqipëria. Në përfundim të hetimit administrativ të nisur nga Ministria e Drejtësisë, ministri Ylli Manjani tha se do të merren masa ndaj gjyqtares që ka dhënë vendimin.

“Për asnjë sekondë inspektorët e ministrit të Drejtësisë nuk kanë tentuar të zëvendësojnë prokurorinë. Hetimi penal për zbardhjen e ngjarjes penale është histori tjetër. Ne kemi tentuar të hetojmë sjelljen publike të institucioneve. Kompania “OMNIX” ka filluar përpjekjet për të ndërtuar këtë resort që prej vitit 2008. Ka prova që kjo kompani ka blerë tokë dhe marrë me qira që prej 2008, rreth 300 mijë metër katrorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat