Tahiri: Aksidentet fatale do të konsiderohen vrasje

Shqipëria

Tahiri: Aksidentet fatale do të konsiderohen vrasje

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:15
Saimir Tahiri

Në kohën kur shumica e aksidenteve tragjike në Shqipëri ndodhin për shkak të mbishpejtësisë dhe përdorimit të alkoolit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njofton sërish ashpërsimin e Kodit Penal.

Që do të thotë se çdo aksidentet me pasojë vdekjen e qytetarëve do të jetë i dënueshëm sipas kodit duke u klasifikuar si “vrasje rrugore”. 
 
“Unë shumë shpejt do të propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “aksidente me pasojë vdekjen”, por “vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve, por si plagosje apo vrasje”, tha Tahiri pas homazheve për policin e rënë në detyrë, në një aksident në Kamëz.

Ky model i njoftuar nga ministri i Brendshëm po aplikohet së fundmi nga shteti italian, ndërkohë që mjaft vende të tjera janë të ashpra me ligjin kur bëhet fjalë për të vrarë nga aksidentet në rrugë. 

Policia Rrugore ka nisur prej kohësh kontrolle në masë në të gjithë vendin për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve në respektimin e rregullave të qarkulllimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat