Ligjet e reformës në drejtësi, Lu shkon në zyrën e Metës

Shqipëria

Ligjet e reformës në drejtësi, Lu shkon në zyrën e Metës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:46
Donald Lu

Brenda pak ditësh ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu zhvillon një tjetër takim në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Sot në mesditë diplomati amerikan është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit.

Takimet e tij me Metën lidhen me miratimin e paketës ligjore që shoqëron reformën në drejtësi, për të nisur zbatimin e saj . Një ditë më parë Lu ka zhvilluar takim edhe me kryeministin Rama.

Lu dhe Vlahutin kanë qenë diplomatët më aktivë në politikën shqiptare që nxitën miratimin e reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat