Turi i ri politik në Fier - Basha: 80% e shqiptarëve të pakënaqur nga Qeveria, 70% duan largimin

Shqipëria

Turi i ri politik në Fier - Basha: 80% e shqiptarëve të pakënaqur nga Qeveria, 70% duan largimin

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:02
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e nisi turin e ri politik me qytetin e Fierit, ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të PD-së.

Në takimin që u mbajt me dyer të mbyllura në një kompleks në periferi të Fierit, pranë Gjanicës, Basha shoqërohej nga deputetët Alibeja, Ristani, Pollo dhe Kozma Dashi.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët fierakë, Basha tha se “ poshtërsitë dhe arroganca tiranike e Ramës janë bërë të pa tolerueshme”.

Sipas shefit të opozitës, 80% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga qeveria dhe 70% e tyre kërkojnë largimin e saj.

“Çelësi nuk është fitorja me banda, por qytetari shqiptar, kjo është receta e opozitës” tha Basha.

Ndërkohë kreu i PD-së së Fierit, Luan Baci, tha se edhe pse në opozitë, Basha ka qenë pranë demokratëve të Fierit.

“Basha ka takuar dhe është njohur nga afër me problemet e qytetarëve fierakë”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat