“Kryeprokurorit i ka ardhur një mesazh për të ndërprerë hetimet”

Shqipëria

“Kryeprokurorit i ka ardhur një mesazh për të ndërprerë hetimet”

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 10:58
Adriatik Llalla

Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallaështë risjellë sërish në fokus. Mbrëmjen e djeshme, gazetari i "ABC News" Flamur Vezaj, i ftuar në emisionin "Opinion" në "TV Klan", tha se nga fundi i muajit maj deri në fillim të qershorit, i ka ardhur një mesazh kërcënueskryeprokurorit Adriatik Llalla. 

Ai shtoi se mesazhi ka qenë i drejtpërdrejtë, duke i kërkuarkryeprokurorit të ndërpriste hetimet ndaj këtij grupi dhe të mos e kthente këtë çështje në personale.

Veç kësaj, mesazhi kërcënues i ka përmendur familjen dhe fëmijët kryeprokuroritLlalla. Për këtë arsye, pas këtij mesazhi, Llalla ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.


 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat