Kryeprokurori Adriatik Lalla asnjë koment për kërcënimet

Shqipëria

Kryeprokurori Adriatik Lalla asnjë koment për kërcënimet

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:23
Kryeprokurori Adriatik Lalla

Nga Korça ku ishte për një takim me homologun e tij Maqedonas, kryeprokurori Adriatik Llalla, ka refuzuar të japë informacione lidhur me kërcënimin ndaj tij dhe familjes tij. Pas takimit me kryeprokurorin maqedonas, Llalla u pyet nga gazetarët për kërcënimet ndaj familjes së tij.

“Nuk kam asnjë koment për këtë ngjarje, jam këtu thjesht për një vizitë zyrtare dhe nuk ndalem në gjëra të tilla”, ka thënë kryeprokurori.

Kreu i organit të akuzës, zhvilloi dhe një vizitë në prokurorinë e këtij rrethi dhe gjatë gjithë kohës kryeprokurori shoqërohej nga eskorta dhe truprojat e tij. Media pak ditë më parë zbuluan se Llalla është detyruar të largojë familjen e tij nga Shqipëria, pasi rreth dy muaj më parë ai është kërcënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat