Basha nis takimet për zgjedhjet parlamentare

Shqipëria

Basha nis takimet për zgjedhjet parlamentare

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:51
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të turit të Bashës që do të shtrihet në çdo degë të Partisë Demokratike.

Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe  kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë me ne shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe popullore dhe fitores ndaj kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Kryeopozitari theksoi se sot ka një pyetje që mundon çdo qytetar:  “Si do të fitojmë përballë bandave, parave të krimit, drogës dhe korrupsionit që ka grumbulluar Edi Rama?!” Për Bashën përgjigjja është vetëm një: “Aleanca me qytetarët dhe duke iu dhënë shpresë njerëzve se rrotacioni nuk do të jetë thjesht largimi i disa njerëzve dhe zëvendësimi me disa të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat