Shtyhet gjyqi ndaj Mark Frrokut, në seancë për të dëshmuar ishte Tom Doshi

Shqipëria

Shtyhet gjyqi ndaj Mark Frrokut, në seancë për të dëshmuar ishte Tom Doshi

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:52
Mark Frroku

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit Mark Frrokut. Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në datën 11 tetor seancën dhe shkak për këtë është bërë mungesa e kryesueses së seancës.

Paraditen e sotme në gjykatën e Tiranës, u paraqit për të dëshmuar edhe deputeti i Shkodrës Tom Doshi.

Kjo është hera e dytë që seanca ndaj ish-deputetit Frroku është shtyrë. Mark Frroku po gjykohet për tre akuza, vrasjen e një shqiptari në vitin 1999 në Belgjikë, si dhe për ndërtim pa leje dhe fshehje pasurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat