Rama: Riciklimi është ekonomi e gjelbër

Shqipëria

Rama: Riciklimi është ekonomi e gjelbër

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 17:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se është se ligji i ri për importin mbetjeve është shumë më i kufizuar se ligji i vjetër që ishte anuluar nga ai në vitin 2013 me marrjen e mandatit qeverisë.

Përveç se do të hapë vende të reja, kryeministri thotë se riciklimi është ekonomi e gjelbër. Ai shpërndau në Facebook një video për këtë temë.

Rama: Ja një tjetër mundësi për të kuptuar saktësisht pse u miratua ligji i ri për mbetjet e riciklueshme; pse është shumë më i kufizuar nga ligji i vjetër që anuluam, ku i hapej rrugë importit të plehrave për djegie a groposje; pse riciklimi është ekonomi e gjelbër që sjell më shumë pastërti, punësim, më shumë ekonomi kombëtare e familjare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat