Lu paralajmëron 'trazira politike' në qershor...

Shqipëria

Lu paralajmëron 'trazira politike' në qershor...

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:55
Donald Lu

Klima politike në vend, pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu e dha këtë paralajmërim para të rinjve studentë të UET-së, të cilëve u bëri apel të kërkojnë ndryshimet që duan t’i ndodhin vendit të tyre dhe të mos mendojnë të largohen nga Shqipëria. Sipas Lu-së, janë të rinjtë ata që duhet të shtyjnë politikën që të sjellë sa më shpejt ndryshimin për shqiptarët.

Nga ana tjetër Lu shfaqi besim se reformat që kanë nisur do të japin efekte në jetën e njerëzve.

“Unë takoj gjithmonë njerëz më të vjetër në moshë që më thonë : “ Oh këta të rinjtë e sotëm, ata duan vetëm që të largohen nga Shqipëria, nuk duan të investojnë në vendin tonë, nuk besojnë më tek Shqipëria”, dhe përgjigja ime është: “Ne nuk po takojmë të njëjtët njerëz”, sepse të rinjtë që takoj unë, ata janë shpresa për të ardhmen, kanë energjinë dhe entuziazmin e duhur për ta bërë këtë një vend më të mirë. Jam i sigurt qe ju jeni tepër të paduruar si fëmijët e mi, doni që gjithçka të ndryshojë nesër, por ajo çfarë ju duhet të dëshironi është që ky vend të jetë si çdo vend tjetër në Bashkimin Europian nesër, pse duhet të prisni ju.

Pse i është dashur gjeneratës përpara jush të vuante prej dekadash nga reformat e avashta dhe ndryshimet graduale, ju duhet t’i ndryshoni kërkesat tashmë. Në Shtetet e Bashkuara ne ndodhemi në një periudhë tepër të ngarkuar politke, me gjëra të thëna plot inat nga politikanët për njëri tjetrin, ju e keni çdo ditë këtë periudhë, nuk mbaron kurrë. Besoj se do të ketë një përkeqësim, duke qenë se kemi zgjedhjet në Qershor. Edhe në këtë periudhë politike unë shoh goxha shpresë, jam tepër optimist për atë që do të ndodhë në një periudhë të shkurtër në Shqipëri. Siç e thashë dhe më parë, reforma tradicionale është e pashmangshme, do të ndodhi shumë shpejt dhe do të sjelli me vete, investime të reja, të cilat do të krijojnë vende të reja pune dhe mundësi për të  gjithë të rinjtë që do të diplomohen në vitet në vazhdim.

Do ta ndihmojë procesin e dekriminalizimit që është një rrugë kaq e gjatë, të cilën Shqipëria po e përshkon. Ironikisht në të njëjtën kohë  ju bëheni futbollistë më të mirë, duke dalë aq mirë në Kampionatin Europian. E kam thënë dhe vazhdoj ta them se është  koha e duhur për të qenë një shqiptar dhe një i ri shqiptar”, tha Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat