Basha-Arvizus: Shqipëria po kthehet në hambar droge e korrupsioni

Shqipëria

Basha-Arvizus: Shqipëria po kthehet në hambar droge e korrupsioni

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 19:23
Aleksander Arvizu dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike ka zbardhur takimin midis kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve,  Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej nga Ambasadori Donald Lu. Sipas PD-së, droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe  zgjedhjet ishin në qendër të këtij takimi.

Basha: Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria. Transporti i drogës po kryhet nga toka, ajri dhe detit, tha zoti Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion. Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e preferuar nga trafikantët. Kjo shtrirje masive dhe në sasi e kultivimit të kanabisit, lehtësitë e kalimit të saj nga territori i Shqipërisë do të ishin të pamundura, pa bashkëpunimin dhe  mbrojtjen e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politik të saj.

Kreu i opozitës solli si rast flagrant ndalimin me kokainë të vëllait të shefit të komisariatit të Dibrës, Robert Aga, ndërsa kryekomisari sipas tij, ruan parcelat me hashash në këtë zonë.

Basha u ndal edhe tek zgjedhjet në Dibër, që sipas tij tregojnë impaktin direkt të drogës. Për këtë arsye, ai tha se droga sjell kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe politikës.

Lideri i opozitës theksoi se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës.

Basha: Edi Rama promovoi në poste kyçe në administrate dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili nuk po zbatohet.  Siç u pa dhe në zgjedhjet e Dibrës, këta persona po angazhohen në procese elektorale dhe po mbrohen nga kryeministri për t’i përdorur në zgjedhjet e 2017 duke sjellë disa shembuj si rasti i Elvis Roshit, Artur Bushit, Artur Bardhit të cilët vazhdojnë të mbajnë postin e kryebashkiakut në thyerje të dispozitave të ligjit të dekriminalizimit apo Armando Prengës dhe Arben Ndokës.

Një tjetër shqetësim që zoti Basha ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite demokraci.

Basha: Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulta,  me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat