Protestë kundër mbetjeve, bllokohet aksi Fier-Ballsh

Shqipëria

Protestë kundër mbetjeve, bllokohet aksi Fier-Ballsh

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 10:28
Foto nga vendi ngjarjes

Banorët e fshatit Plyk të Fierit po protestojnë sot kundër ndërtimit të impiantit të djegies së mbeturinave duke bllokuar rrugën Fier-Ballsh.

Banorët janë të shqetësuar për jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, pasi impianti i mbeturinave i shtohet ndotjes dhjetravjeçare të Azotikut.

“Nuk do pranojmë plehrat në fshatin tonë. Nuk jemi informuar për ndërtimin e impiantit”, pohuan ata. Banorët shtojnë se ndërtimi i fabrikës në këtë zonë do të sillte kontaminimin e tokave.

Ndërkaq, është shpallur fituese firma që do të ndërtojë projektin e fabrikës së riciklimit të mbetjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat