Kërcënimi ndaj Kryeprokurorit, kërkohet seancë dëgjimore me Llallën, Çakon dhe shefin e SHISH-it

Shqipëria

Kërcënimi ndaj Kryeprokurorit, kërkohet seancë dëgjimore me Llallën, Çakon dhe shefin e SHISH-it

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 14:17
Adriatik Llalla

Pas lajmit të publikuar lidhur me kërcënimin ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, mëngjesin e së mërkurës në Komisionin për Siguri Kombëtare, ka mbërritur një shkresë e firmosur nga deputetët socialistë: Xhamal Qefalia dhe Arben Çuko.

Në shkresën drejtuar kryetarit të këtij komisioni, Spartak Brahos, dy deputetët e cilësojnë si shumë të rëndë ngjarjen, e cila cënon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e çdo qytetari për sigurinë publike dhe kërkon vëmendje maksimale nga të gjithë institucionet. 

Përpara këtyre fakteve, deputetët kërkojnë që të thirren në një seancë dëgjimore për këtë ngjarje, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi Lika dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat