Prokurori i Prizrenit: Ndocaj ishte me një femër, ja kush e sulmoi

Shqipëria

Prokurori i Prizrenit: Ndocaj ishte me një femër, ja kush e sulmoi

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:26
Eduart Ndocaj

Prokurori i Prizrenit ka folur për sulmin fizik ndaj deputetit shqiptar, Eduart Ndocaj në Prizren.

Ai ka zbuluar edhe emrin e personit që e sulmoi Ndocajn teksa ishte në Prizren.

Kështu, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se personi që ka sulmuar Ndocajn është Ilirjan Bytyçi, tashmë i arrestuar. Bytyçi është person me precedentë penalë sipas prokurorit.

Po kështu, prokurori ka thënë se Ndocaj ishte me një femër kur u sulmua dhe se pësoi dëmtime të lehta.

Vetë Ndocaj e ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se është shëndoshë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat