Qeveria korrigjon Reformën në Arsim, s

Shqipëria

Qeveria korrigjon Reformën në Arsim, s

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:38
Ilustrim

Qeveria ka vendosur të korrigjojë detyrimin që ka çdo nxënës i shkollës së mesme për të përcaktuar lëndët me zgjedhje, që në vitin e parë. Këtë vendim kaq të rëndësishëm për sistemin e pranimeve në universitet, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit e kanë bërë të ditur nga Divjaka.

“Tani sistemi me reformën e gjimnazit korrigjohet. Ndërkohë që ju mblidheni mirë mendjen, sepse vitin e ardhshëm do të përballeni me një maturë shtetërore dhe me një aplikim që nuk do të jetë i lehtë. Është një reformë që ju do ju japi shanse të reja dhe mundësi të reja për të gjetur veten në lëndët që jepen në gjimnaz, duke ju lehtësuar nga mbingarkesa e tepërt dhe duke ju orientuar drejt karrierës dhe lëndëve që ju pëlqejnë më shumë”.

Vendimi duket se vjen për shkak të kaosit që shkaktoi aplikimi për herë të parë për pranimet në universitet pas Reformës në Arsim.

Maturantët u ngritën në protesta dhe shprehën shqetësimin se mbeten jashtë dyerve të universiteteve, për shkak se ishin penalizuar nga përzgjedhja e lëndëve që në vitin e parë të gjimnazit.

Deklaratat e tyre Rama e Nikolla i bënë një ditë më parë duke inspektuar rikonstruktimin e shkollës “Koli Sako”, një investim prej 60 milionë lekë.

Kryeministri Rama inspektoi dhe një tjetër investim të qeverisë në këtë bashki, atë për rivitalizimin urban të qendrës së qytetit, që i ka marrë buxhetit plot 186 milionë lekë.

Një tjetër projekt që ka përfunduar në këtë zonë është dhe zëvendësimi i kabinave elektrike me ato elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat