Reagimi - 18 mijë euro ryshfet për prokurorin, Manjani: Hetim të thellë dhe të plotë

Shqipëria

Reagimi - 18 mijë euro ryshfet për prokurorin, Manjani: Hetim të thellë dhe të plotë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 22:13
ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me publikimin e videos në emisionin “Stop” kur një oficer i policisë gjyqësore merr 18 mijë euro ryshfet në emër të një prokurori për të zhbllokuar një shumë prej 120 mijë eurosh të ardhura nga jashtë.

Ministri e konsideroi të dënueshëm rastin, duke kërkuar një hetim të thellë dhe të plotë të prokurorisë për këtë çështje.

Ministri thotë se veprimi i ligjit është domosdoshmëri në këtë rast.

Manjani: Nxis një hetim të thellë dhe të plotë të prokurorisë mbi këtë çështje. Veprimi energjik i ligjit është domosdoshmëri. Prokuroria është hallkë e rëndësishme e rikthimit të besimit të publikut tek ligji. Përgëzime medias!

Oficeri gjyqësor i ka marrë shumën në fjalë në emër të prokurorit Ardian Braho për të zhbllokuar sasinë e parave të ardhura nga jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat