Vettingu në Kushtetuese - Shano: Duhet të “gatuajmë” një drejtësi të drejtë, sado të marrë kohë

Shqipëria

Vettingu në Kushtetuese - Shano: Duhet të “gatuajmë” një drejtësi të drejtë, sado të marrë kohë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:29
Dritan Shano

PD informoi sot se ka bërë gati padinë dhe ka mbledhur firmat për të ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili hyn në fuqi me 8 tetor.

Dritan Shano, koordinator kombëtar i PD nuk e cilëson të vonuar këtë hap të demokratëve, pasi sipas tij me rëndësi është që në fund shqiptarët të kenë një drejtësi të drejtë.

Shano: PD reformën në drejtësi e quan si një nga gjërat më serioze dhe kardinale sepse përmes saj garantohet bashkëjetesa dhe drejtësia në këtë vend. Për këtë arsye investimi i PD ka qenë madhor gjatë këtij viti. PD u përfol në të gjithë cepat e mundshëm dhe qëndroi përsëri në këmbë tek ai cepi i ringut ku e kishin futur të gjithë. Më në fund arriti qëllimin e saj.Drafti i propozuar fillimisht nga kryeministri Rama nuk kaloi në parlament.Në parlament u votua me 140 vota drafti i pregatitur, i nxitur dhe i përmirësuar nga PD.Ndihemi ndershmërisht fitues kur ajo reformë u votua. Me të njëjtin dedikim me të njëjtin shpirt i drejtohemi miratimit të gjitha ligjeve, nënligjeve dhe akteve nënligjore që nevojiten për të plotësuar dhe bërë funksionale reformën në terësi. Me këtë lloj qasje dhe synimi i drejtohemi edhe miratimit të gjithë legjislacionit të lidhur me vettingun. Pavarësisht kohëve, tetor, nëntor, dhjetor. Të marrë kohën që duhet por ama të “gatuajmë” një drejtësi të drejtë.

Në intervistën e lajmeve të orës 20:00 në Ora Neës, Shaho foli dhe për nismën e PD për referendum për ligjin e mbetjeve.

Shano: Basha përcolli një vendim unanim të grupit për qëndrimin e PD kundrejt mundësisë së importimit të plehrave dhe mbetjeve të çfarëdo lloji në Shqipëri. PD ka marrë një vendim të qartë dhe reflektim për gabimet e bëra në të shkuarën dhe ky është një moment emancipues dhe pozitiv në qasjen politike shqiptare. Vendimi i saj është që do ti drejtohet përsëri ndërgjegjes, vullnetit të popullit shqiptar për të mos pasur importe plehrash të gjelbërta, të kuqe, të zeza në Shqipëri.PD ka një vizon tjetër për zhvillimin shoqëror-ekonomik të Shqipërisë ku është turizmi, bujqësia, agro-industria, por kurrsesi plehrat dhe mbetjet e vendeve të tjera europiane.

Shano tha se Rama tradhëtoi qytetarët dhe përë këtë citoi deklaratën e 3 viteve më parë të Kryeministrit përmes të cilit anulloi ligjin e demokratëve.

Shano: Ne nuk jemi të zotët të pastrojmë plehrat tona dhe qenkemi të zotë të pastrojmë plehrat e botës? Jo zotëri. Kjo nuk më shkon mua. Aq më tepër gjendemi përballë një situate ku kryeministri Rama në datën 3 tetor 2013 u është drejtuar shqiptarëve duke u thënë: “Të gjithë ju, 1 milion njerëz që e kthyer 23 qershorin në referendumin e madh popullor kundër plehrave dhe importit të plehrave mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos harroni kurrë deri ditën kur do më mbani në detyrë, me ç’duket ka ardhur dita që ta heqim nga kjo detyrë, unë nuk do t’ju tradhëtoja kurrë për asnjë interes dhe asnjë çmim”.Kush e di sesa i lartë është sot ky çmim që ka marrë Kryeministri derisa ka lejuar importin e plehrave.

Për Dibrën, koordinatori kombëtar i PD ndan  qëndrimin se fitoi kanabisi dhe banda e kriminelëve.Ai thotë se detyrë e PD është të ndalojë blerjen e votës në aleancë dhe me qytetarët.

Shano: Ka fituar kanabisi, gjithë banda e kriminelëve që është instaluar në parlament në 2013 që sot nuk ka asnjë pengesë para vetes, bën çfarë i thotë Kryeministri, miraton çfarë i thotë Kryeministri, ekzekuton dhe kryen aktet që ai i kërkon me sy mbyllur dhe pa menduar më gjatë për të nesërmen. Mendon se ky është sistemi që do i garantojë asaj pushtetin.Sa më shumë para në çfarëdo rruge dhe kryesisht të paligjshme siç është kanabisi, koncesionet e numëruara pa fund nga PD dhe këto para do të derdhen të gjitha lumë në ditën e zgjedhjeve për të blerë votën e shqiptarit për të garantuar dhe një katër vjeçar tjetër në pushtet. Këtë detyrë kemi ne përpara që ta ndalojmë me çdo formë dhe mënyrë këtë gjë. Sot Basha kërkoi referendum për të ndaluar një ligj. Do ti drejtohemi me çdo formë dhe mënyrë qytetarit shqiptar.Ndihmën dhe mbështetjen e kërkojmë tek qytetari shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat