Saimir Kodra: Kemi video ku një drejtues gjykate kërkon favor seksual

Shqipëria

Saimir Kodra: Kemi video ku një drejtues gjykate kërkon favor seksual

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 00:48
Saimir Kodra në Opinion

Pas publikimit të videos ku oficeri i policisë gjyqësore merr 18 mijë euro për zgjidhjen e një çështjeje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një transfertë prej 120 mijë euro, Saimir Kodra ka folur për një tjetër video.

Drejtuesi i emisionit investigative “Stop” ka deklaruar se bëhet fjalë për një video ku një drejtues gjykate kërkon favor seksual. Kodra nuk ka dha më shumë informacion, por shtoi se çështja është në hetim e sipër.

“Çështja ka arritur deri në Gjykatën e Lartë. Eja me mua që të ndërhyj në Gjykatën e Lartë, që ta zgjidh çështjen, thotë Gjykatësi”, ka deklaruar Kodra në “Opinion”.

Kodra: Prokurori kërkoi 20 mijë euro, por bëri zbritje 2 mijë

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se ka qenë qytetari ai që ka denoncuar dhe filmuar momentin kur Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lusha kërkonte para për mbylljen e një çështje në hetim në ngarkim të prokurorit Ardian Braho, duke marrë si shpërblim 18 mijë euro.

“Është qytetar ai që e filmoi dhe që e denoncoi të gjithë fenomenin. Ka qënë 20.000 euro ryshfeti por i kanë bërë skonto, ia lanë 18. Ishte qytetari ai që na kontaktoi përmes telefonin pa kryer ende përgjimin”, tha Kodra.

Ai theksoi në lidhje me video-denoncimin, hetimet kanë zgjatur rreth 2 vjet, parat e shtetasit që bëri denoncimin, kanë qenë të bllokuara në bankë pikërisht përgjatë kësaj kohe. Kodra tha se e mbaj mend momentin e parë kur më ka telefonuar, ai përtej telefonit qante dhe ishte tejet i agjituar.

“Në fillim kisha atë mëdyshjen që tha se pse duhet ta regjistroj, ai tha se ata më kërkojnë 18 mijë euro. Në fakt kjo është pjesë e hetimit, por unë kam përshtypjen se kanë qenë 20 mijë euro, por i kanë bërë skonto me sa arrij të kuptoj. I kanë marrë 18 mijë euro. Sepse ai e bëri pagesën aty në vend, nuk e la nga shtatori pagesën”, tha Kodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat