Deputeti Prenga humbet Lagunën e Patokut

Shqipëria

Deputeti Prenga humbet Lagunën e Patokut

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:53
Armando Prenga

Laguna e patokut nuk do të shfrytëzohet për peshkim nga familja e deputetit Armando Prenga. Gjykata e Apelit Administrativ vendosi këtë t enjte të lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë.

Në shkurt të vitit 2015, Armando Prenga në atë kohë deputet, u përfshi në një konflikt ku u përdor edhe arma, me familjen Çali, për të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut.

Pas këtij vendimi, Lagunë rikthehet në përdorim të shtetit deri në momentin që do të shpallet një procedurë e re dhënie me qira për peshkatarët të cilët plotësojnë kushtet. Çka do të thotë se ajo mund t’i rikthehet sërish familjes Çali nëse ai plotëson të gjithë kriteret për të fituar tenderit. 

Aktualisht deputeti i perjashtuar nga PS pas ngjarjes, hetohet në gjendje të lirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat