Punishtja e kanabisit në Mat, kontrollohej nga policia

Shqipëria

Punishtja e kanabisit në Mat, kontrollohej nga policia

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 20:06
Ilustrim

Zbulohen të tjera detaje nga parcelat dhe punishtja e kanabisit që u gjet në fshatin Rremull të Matit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ka thënë se pronarët e parcelave me drogë dhe të mbi 3 tonë marijuane të gjetur brenda banesës, janë zyrtarë të policisë, administratës gjyqësore dhe pushtetit lokal në Mat. Ata i kanë dhënë me qera tokat për kultivimin e lëndës narkotike.

Parcelat me drogë janë evidentuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), i cili pak kohë më parë, siç ka raportuar edhe Lapsi.al, ka informuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi hartën e kanabisit në Shqipëri dhe kultivuesit apo zyrtarët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Zbulimi i parcelav është bërë një ditë më parë, jo sot sikundër njofton policia. Në kërkim aktualisht është shpallur vetëm pronari i shtëpisë, shtetasi SH.L ndërsa vijon puna për identifikimin e kultivuesve.

Siç merr vesh Lapsi.al, për momentin dosja po hetohet nga Prokuroria e Matit, e cila ra në gjurmë të këtyre parcelave gjatë hetimit të një dosje tjetër. Por pritet që kjo çështje t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet për një grup të strukturuar kriminal shumë të fuqishëm në zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat