Sulmi i radhës i kryeministrit ndaj gazetarëve: Mediat janë plehra dhe kazanë

Shqipëria

Sulmi i radhës i kryeministrit ndaj gazetarëve: Mediat janë plehra dhe kazanë

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur plehra dhe kazanë ato media që sipas tij i janë bashkuar axhendës politike të opozitës.

“Nuk ka ndjesi më të keqe se sa të shikosh mediat që i bashkohen, i bëjnë bisht axhendës së atyre që në parlament as nuk i ha fare që është mbuluar Shqipëria me plehra, se po ti hante e kishin pastruar Shqipërinë nga plehrat...por i shkojnë nga mbrapa për t’i gjetur bishtat”, u shpreh Rama në “Opinion”.

Gazetari Blendi Fevziu ju drejtua kryeministrit me disa pyetje për informacione të botuara në media, por Rama e “korrigjoi” duke i thënë se nuk kanë dalë në media, “por kanë dalë në kazanë”.

“Unë s’kam asnjë betejë as me mediat, as me qytetarët, betejën e kam me pisllkëun. Ndaç me median. Ky është një pisllëk shumë i madh i organizuar për qëllime pa lidhje me interesat e publikut”, tha Rama.

Më herët gazetari Fevziu i vuri në dukje kryeministrit se nuk mund të tallet me gazetarët.

Blendi Fevziu: Nuk është e drejtë që talleni me gazetarët dhe analistët.

Edi Rama: Jo unë nuk tallem. Bjeri sa të duash këtij fyelli, unë shqiptarëve ua përsëris...ju jeni kërcënim i madh, të nxjerrësh gjëra të tilla dhe alarmosh publikun me një mashtrim që vjen nga padija juaj, është kriminale. 

Fevziu: Si ato plehrat që dole në vitin 2011?

Rama: Po meqë e the vetë si ato plehrat…

Ramës nuk i mbajnë nervat. Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët. Rama: Të kujtoj me kë po flet

Rama zbulon kur nisi hartimin e ligjit për mbetjet...në "fshehtësi"

Rama: Nuk do t’i kërkoj falje Berishës. Plehrat nuk importohen në Shqipëri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat