Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 07:44
Ilustrim

Vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët gjatë orëve të paradites me përjashtim të zonave veriore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Po ashtu, edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në zonat malore lindore duke lënë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta bregdetin dhe zonat e ulëta.

Parashikohet që dhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm. Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të jenë konstante si gjatë orëve të mëngjesit edhe në orët e mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat