Dhoma Britanike: Anëtarësimi i detyruar është një kosto ekstra ndaj komunitetit të biznesit

Shqipëria

Dhoma Britanike: Anëtarësimi i detyruar është një kosto ekstra ndaj komunitetit të biznesit

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:29
Ilustrim

Dhoma Britanike në Shqipëri ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit, për anëtarësimin e detyrueshëm të të gjitha bizneseve pranë dhomave të tregtisë. Në një deklaratë për mediat Dhoma Britanike thotë se “Anëtarësimi i detyruar është një kosto ekstra ndaj komunitetit të biznesit, ku në këmbim nuk do të përfitojë asgjë përveç “trashjes” të strukturave të tyre drejtuese. Modeli Gjerman-Italian nuk mund të krahasohet me gjobëvënësit e rinj, siç do të jenë dhomat në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

Misioni i Dhomave te Tregtisë është të punojnë për të mbështetur biznesin në bazë të interesit reciprok. Dhomat duhet të ofrojnë shërbime cilësore dhe sa me shume fokuson në ndihmë të biznesit aq më mirë biznesi është në gjendje të bëjë dallimin dhe zgjedh atë që ofron më të mirën.

Në këtë deklaratë, thuhet se e ardhmja e bizneseve shqiptare është e orientuar drejt vendeve perëndimore dhe jo drejt lindjes të kuqe siç po tenton lidershipi aktual i biznesit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat