Basha: Rama pasi u hoqi qytetarëve të drejtën e referendumit, sot u hoqi edhe zërin e protestës

Shqipëria

Basha: Rama pasi u hoqi qytetarëve të drejtën e referendumit, sot u hoqi edhe zërin e protestës

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 12:41
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të Edi Ramës, që u mbajt në të njëjtën kohë me protestën e qytetarëve kundër ligjit të plehrave.

“Pasi u hoqi të drejtën për të vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetarëve edhe zërin e protestës duke bllokuar mediat me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e të zhytur në krim.

Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll të rreptë.

Këto janë vetëm shenjat e një fundi të turpshëm te një oligarkie plehrash.

Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani.

Ata do të jenë edhe më të shumtë edhe më të palëkundur.

Ata do të vendosin për importin e mbetjeve.

Ata, qytetarët, populli, asnjë parti, asnjë qeveri”, shkruan Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat