Basha: Rama bllokoi mediat me fjalim e tij, hoqi zërin e protestës

Shqipëria

Basha: Rama bllokoi mediat me fjalim e tij, hoqi zërin e protestës

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 13:01
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Sipas kreut të opozitës, Rama kishte bërë presion mbi mediat që të transmetonin fjalimin e tij ‘ordiner’ dhe të mos transmetonin zërin e protestuesve në marshimin që mbahej paralelisht me Asamblenë, përpara Kryeministrisë.

“Pasi u hoqi të drejtën për të vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zërin e protestës duke bllokuar mediat me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij të korruptuar e të zhytur në krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll të rreptë. Këto janë vetëm shenjat e një fundi të turpshëm të një oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zërin nga ekrani. Ata do të jenë edhe më të shumtë edhe më të palëkundur. Ata do të vendosin për importin e mbetjeve. Ata, qytetarët, populli, asnjë parti, asnjë qeveri”, reagon Basha në profilin e tij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat