Rama: Të vendosur për të pastruar Shqipërinë nga plehrat

Shqipëria

Rama: Të vendosur për të pastruar Shqipërinë nga plehrat

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 18:59
Edi Rama

Në rubrikën e përjavshme në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ligjin e importit të mbetjeve të riciklueshme.

Shefi i qeverisë shprehet i vendosur për të pastruar Shqipërinë nga plehrat, nga mbetej dhe nga kulturave e viteve për mosrespektimin për mjedisin e përbashkët që mbetet padyshim një nga projektet tona më të mëdha.

“Legjislacioni i ri e ka të qartë e zeza mbi të bardhë që hap padyshim një kapitull të ri për Shqipërinë e gjelbër të gjeneratës tjetër.  Importi i mbetjeve nga jashtë është rreptësishtë i ndalur sepse në ligjin e ri është shkruar ajo çfarë nuk ishte shkruar në ligjin e vjetër. Në Shqipëri ndalohet djegia apo groposja e mbetjeve të importuara”, sqaron kryeministri.

Së dyti, vijon ai, legjislacioni ri shpëton industrinë e riciklimit nga një falimentim që do të ishte katastrofik jo vetëm për ekonominë dhe familjet që ushqehen me punën me këtë industri.

Ndër të tjera, Rama shpjegoi se “ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm ligji nuk e lejon dhënien e licencës për importin e mbetjeve të letrës, plastikës, drurit apo aludimit nëse importuesi nuk ka fabrikë”.

Gjithashtu, Kreu i Ekzekutivit tha se Partia Demokratike është kthyer në një gogol ku përmes shpikjeve të ideve absurde po përpiqet që të frikësojë qytetarët për drogën, ilaçet, ushqimet,  maturën, plehrat e gjithçka tjetër.

“Në botën e qytetëruar, dallimi mes plehrave e mbetjeve që riciklohen për të mbrojtur mjedisin, duke u kthyer në përfitim është dallim sa i qartë sa nata me dita. Kjo ishte më e mira e madhe e debatit që kapi kulme haluçinante për shkak të orkestrimit politik e mediatik me alarme false. Ne kemi vepruar me qartësi e vendosmëri, duke pastruar sektorët nga hajdutëria e borxhet sa një mal dhe për të hapur rrugën ekonomike dhe pastruar vendin nga epidemia e ndërtimeve pa leje, për të pastruar arsimin dhe kanceri i korrupsionit, universitetet që shisnin diploma e nuk jepnin dije, pastruar kanalet ujitëse që kanë përvëluar mijëra hektar tokë dhe rrënuar familje në fshat nga mungesa e ujit.

 Për të pastruar policinë nga pisllëku kanceroz, jemi shumë të vendosur që të pastrojmë Shqipërinë edhe nga plehrat nga mbetjet e kultura e vjetër e mosrespektimit të përbashkët”, argumentoi kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat