Komision hetimor për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”

Shqipëria

Komision hetimor për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 09:21
Kuvendi i Shqipërisë

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet edhe ngritja e një komisioni hetimor për hetimin për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga ana e Ministrisë së Brendshme për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”. Kërkesa është depozituar nga një grup deputetësh i Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë të zbulojnë nëse pajisja është përdorur për realizimin e përgjimeve të paligjshme. Komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, 6 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita, ndërsa do të drejtohet nga një deputet i PD-së. Komisioni pritet të ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj.

Objekti i punës së komisionit hetimor është për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher” si dhe njohja dhe verifikimi i mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej. Po ashtu Komisioni do të merret me njohjen e dokumentacionin të plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj.

Një tjetër detyrë e këtij komisioni është kontrolli i sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali. Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. Për veprimtarinë e pajisjes, janë pyetur edhe krerët e disa institucioneve nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare, siç është kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat