Deputeti i PS-së vlerëson Lulzim Bashën: Ka krijuar terren për dialog

Shqipëria

Deputeti i PS-së vlerëson Lulzim Bashën: Ka krijuar terren për dialog

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 23:11
Pandeli Majko

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka vlerësuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton PD-në në politikë.

Sipas Majkos, Basha ka sjellë një frymë të re në PD dhe është shumë ndryshe nga paraardhësi i tij.

Këto komente Majkon i ka bërë në emisionin “Kapital” të “Vizion Plus”.

“Klima politike vazhdon të jetë e tendosur, por me Bashën kryetar PD-je janë krijuar kanale komunikimi dhe dialogu”, tha Majko.

“Të jem sinqertë, Basha po formëzohet si lider në PD, por ai po drejton në një moment të vështirë në parti.

Ai nuk ka asnjë dysh, asnjë tresh, por ka Berishën dhe drejton me grupin e tij parlamentar. Por mendoj se Lulzim Bashën e vërtetë do ta shohim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat