Basha: Maturantët janë "viktimat" e radhës të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës

Shqipëria

Basha: Maturantët janë "viktimat" e radhës të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 10:59
Lulzim Basha

Pasi Edi Rama postoi një video ku i inkurajonte maturantët në lidhje me pranimet në universitete, reagoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se 18 mijë maturantë janë në kaos dhe nuk dinë se çfarë do bëhet me ta, kjo pasi sipas liderit të PD-së, qeverisë nuk i intereson arsimi i lartë, por milionat korrputive.

Reagimi i Bashës

18 mije maturante, mes tyre mijera me rezultate shume te mira dhe te shkelqyera, vazhdojne te jene ne ankthin e pritjes nese do te arrijne te ndjekin studimet sipas merites dhe preferences. Ata dhe prinderit e tyre qe kane sakrifikuar gjithcka per shkollimin e tyre nuk kane asnje pergjigje pse nuk jane vleresuar rezultatet e shkelqyera te femijeve te tyre.

E ndersa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurise se krijuar, ju dhuroi nje tjeter mashtrim dhe perqeshje, qe ne oret e para te mengjesit.

Nga bordi i nje avioni privat, i shkeputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e genjeshtrave dhe talljeve me endrrat e mijera te rinjve te cileve ju ka vjedhur te ardhmen me aferat korruptive qe fshihen pas pseudoreformes ne arsim.

Per Ramen vlejne vetem milionat korruptive qe fut ne xhepat e tij dhe miqve te tij. Maturantet jane "viktimat" e rradhes te pushtetit te tij te korruptuar.

Transparence, Merite-Preference dhe mbeshtetje buxhetore, kete meritojne dhe kete do te kene te rinjte shqiptare pas shfuqizimit te pseudoreformes Rama. Shqiperia me mire pa Edi Rames.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat