Udhëtonte me xhama të zinj, polici i "lyp" 20 mijë shoferit: Ule mor dorën or ti...

Shqipëria

Udhëtonte me xhama të zinj, polici i "lyp" 20 mijë shoferit: Ule mor dorën or ti...

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 13:00
Pamje nga video

Një i ri është ndaluar në Lezhë nga policët rrugorë, pasi udhëtonte me automjetin e tij me xhama të zinj.

Shoferi bën me dije se e ka lejen për të qarkulluar me xhama të zinj, por policët sërish i kanë kërkuar 20 mijë lekë dhe në fund i riu i ka dhënë 15 mijë lekë. E gjithë kjo skenë është filmuar, në fillim të videos dëgjohet polici që i thotë t'ia fikë dritën telefonit, por djemtë e gjejnë mënyrën dhe e kapin në video momentin kur ai merr lekën dhe nga frika se e shikojnë të tjerët i thotë shoferit: "Ule mor dorën or ti". Në videon e mëposhtme duket qartë polici, i cili duke pirë cigare u merr djemve lekët dhe më pas i lë të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat