'National Geographic': Lugina e Valbonës, një prej 9 mrekullive që duhet ta vizitoni

Shqipëria

'National Geographic': Lugina e Valbonës, një prej 9 mrekullive që duhet ta vizitoni

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 13:30
Lugina e Valbonës

E famshmja “National Geographic”, rekomandon si një prej 9 vendeve më të mira në botë për turizmin e aventurës Luginën e Valbonës.

Pasi i bënë një përshkrim të gjeografisë së vendshtrirjes së luginës, me pyjet e dendur, ujërat dhe ujëvarën e kaltër, lëndinat me gjelbërimin e tyre në stinën e verës dhe të zbardhura në dimër, përqendrohet te lartësia e maleve përreth.

Ato përshkruhen si gjigantë tepër të thepisur që të japin mundësinë për aplikimin e sporteve të alpinizmit dhe aventurës në ngjitjen e tyre.

Revista përmend se ky është një Park Kombëtar dhe vlerësohet si i tillë me kujdesin që tregohet.

Një turist aty mund të gjej gjithçka, që nga natyra e virgjër, e ruajtur, peizazhin, mund të ushtroj sportet e ujit deri te aventurat alpine.

Një vend të veçantë në shkrim zë  mikpritja gastronomia vendase. E veçuar si tradicionale ajo është bio dhe tepër e ushqyeshme thuhet në shkrim.

E radhitur ndër 10 destinacionet më të vlerësuara në botë për turizëm, lugina e Valbonës duhet ruajtur dhe investuar për të ardhmen e natyrës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat